
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë dhe protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Ajo, për median serbe Kosovo Online, që njihet se propagandon kundër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se praktikisht ata janë shkaktarët se përse gjyqi ndodhet në Hagë.
“Protestat e organizuara nga veteranët e luftës në Kosovë treguan se sa e vështirë do të ishte të garantoheshin gjyqe të sigurta dhe të qëndrueshme, zhvillim i qetë dhe pa shqetësime i procedurave gjyqësore, nëse procedurat do të zhvilloheshin në Kosovë. Po kështu, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet se sa rëndësi i kushton Gjykata mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave”