Insajderi
Showbiz

Diddy përmend 50 Cent në gjyq, ky i fundit reagon

Insajderi
28 May 2025 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diddy përmend 50 Cent në gjyq, ky i fundit reagon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përballja ligjore e Sean “Diddy” Combs po nxjerr çdo ditë detaje më të errëta nga kulisat e jetës së tij – dhe këtë herë, në skenë u përfshi edhe 50 Cent.

Në sallën e gjyqit, ish-asistentja e Diddy-t, Capricorn Clark, dëshmoi për një moment të tensionuar ku artisti përmendi armët me një ton serioz, duke përmendur edhe emrin e 50 Cent. Sipas saj, gjatë një udhëtimi me ashensor pas një eventi të MTV-së, Diddy ishte shprehur:

“Nuk më pëlqejnë të shtënat. Nuk e bëj këtë. Më pëlqejnë armët.”

Koment që erdhi pas deklarimit të tij se kishte një “problem” me reperin e njohur.

Reagimi i 50 Cent? Tipik i tij.

Në vend të zemërimit, ai zgjodhi humorin. Në dy postime në Instagram, ai e shfrytëzoi situatën për ta kthyer në skenë komedie. Në njërin, ai publikoi një imazh të gjeneruar nga AI ku shfaqej serioz, i veshur me kostum, me mbishkrimin:

“Prit, prit një minutë – PUFFY ka një armë?! Nuk mund ta besoj. Nuk ndihem i sigurt.”
Në tjetrin, 50 Cent shfaqej “i tmerruar” me tekstin ironik: “Duhet të rri i qetë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark