Trump thotë se e ka paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump thotë se e ka paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

    Insajderi
    28 May 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa udhëheqësi amerikan shprehu optimizëm lidhur me bisedimet bërthamore që administrata e tij po mban me Teheranin.

    Irani tha se po mund ta shqyrtojë mundësinë që të lejojë amerikanët të inspektojnë ndërtesat e saj bërthamore si pjesë e ekipit vëzhgues bërthamor të Kombeve të Bashkuara, nëse arrihet një marrëveshje.

    Trump u pyet nëse gjatë bisedës telefonike që ka zhvilluar me Netanyahun i ka thënë që të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të pengonte diplomacinë. Udhëheqësi amerikan u përgjigj: “Të jem i sinqertë, i kam thënë”.

    I pyetur sërish nga gazetarët se çfarë i ka thënë kryeministrit izraelit, Trump u përgjigj: “I thashë se nuk mendoj se është e përshtatshme, po zhvillojmë diskutime shumë të mira me ta”.

    Udhëheqësi amerikan shtoi se “i thashë që nuk do të ishte e përshtatshme ta bënte këtë tani sepse jemi shumë pranë një zgjidhjeje”.

    “Mendoj se ata do të arrijnë një marrëveshje dhe nëse ne arrijmë një marrëveshje do të shpëtohen shumë jetë”.

    Teherani dhe Uashingtoni në javët e fundit kanë zhvilluar pesë runde të bisedimeve të përqendruara në çështje bërthamore. Këto janë kontaktet e nivelit më të lartë që kur Trump më 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore që Irani kishte arritur me fuqitë botërore.

    Gjatë një vizite në Katar më herët gjatë majit, Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin që do të shmangte një konfrontim ushtarak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark