
Nol Nushi nga PSD-ja, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka krijuar një narracion sikur “neve duhet të na vijë turp t’iu themi pse po vjedhin”.
Nushi tha se VV ka krijuar një tregim “sikur vjedhin katunarët e Drenicës e Deçanit, e jo ata që dijnë anglisht”.
“Këta po mundohen me kriju një narracion që janë disa njerëz që janë kategori hyjnore, Peci qysh flet veten e tretë. Fakti që juve po ju shkon mendja që Faton Peci po korruptohet ju e keni keq, e kemi parë me dëshmi që këta korruptohen”.
“E kanë kriju këtë tregimin që me të ardh marrë pak me i tha mos jeni more t’u vjedh, me u ndi na pak keq. Nuk kemi nevojë me u ndi keq se e ke kriju një rrëfim në Kosovë se veç katunarët e Drenicës e Deçanit vjedhin, këta që dinë anglisht nuk vjedhin këta, këta s’dinë me vjedh”, ka thënë Nushi ne Pressing.