Parashikimi i motit për të enjten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për të enjten

    Insajderi
    28 May 2025 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten parashikohet depërtimi i masave të ftohta dhe të lagështa, me ç’rast pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. Orëve të pasditës temperaturat pritet të ulen nën 15°C. /MeteoKosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark