63 aksidente trafiku për vetëm 24 orë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    63 aksidente trafiku për vetëm 24 orë në Kosovë

    Insajderi
    29 May 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

    Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2509 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark