Insajderi
Lajme

Duda Balje: S’jam tu u marrë me Vetëvendosjen, ua kam refuzuar ofertën e punës në Shkup

Insajderi
29 May 2025 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Duda Balje: S’jam tu u marrë me Vetëvendosjen, ua kam refuzuar ofertën e punës në Shkup
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se ua ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për një vend punë në Shkup, në këmbim të votës së saj “pro” në Kuvend.

Balje para hyrjes në seancë ka thënë se deklarimet që i ka bërë kanë qenë të sinqerta dhe të hapura.

“Unë kam thënë qysh ka qenë situate. Reagimi I VV-së, ata e dinë qysh kanë reagu. Unë kam folur shumë hapur, shumë sinqertë. S’kam asnjë koment, s’jam tu u marrë me mendimin e Vetëvendosjes”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark