“Koha e barrikadave ka kaluar”, Rukiqi i reagon Kurtit: Poshtërsi me i krahasuar kompanitë e vendit me Radojcicin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Koha e barrikadave ka kaluar”, Rukiqi i reagon Kurtit: Poshtërsi me i krahasuar kompanitë e vendit me Radojcicin

    Insajderi
    29 May 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit për protestën e bizneseve, transmeton Insajderi.

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë të enjten ka thënë se “koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar”, duke aluduar në protestat që pritet t’i bëjnë bizneset që po e kundërshtojnë vendimin e ZRRE’së për hapjen e tregut të rrymës.

    Rukiqi ka shkruar se është “poshtërsi se si Kurti i krahason kompanitë e vendit me Radojcicin.

    “Me i krahasu, kompanitë qe punesojne mbi 150,000 persona dhe e mbushin mbi 80% te buxhetit te vendit, me Radojcicin, është poshtërsi dhe rrezikim i mirëqenies te mbi 150,000 familjeve ne Kosove”, ka shkruar Rukiqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark