
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit se as sot nuk pret ndonjë ndryshim, megjithëse përmendi se është takuar për kafe me Glauk Konjufcën, shkruan Insajderi.
“Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi parë kafe me Glaukun para dy dite. Kemi biseduar. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, shqetësimet dhe t’i trajtojmë temat se si me dalë nga situata”.
Limaj tha se e rëndësishme është se “janë disa mundësi për t’u shfrytëzuar”.
“A do të shfrytëzohen? Nuk e di”, tha Limaj.
Për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Limaj tha se partia e tij vlerëson se kontributin do ta mund ta jepte në Parlament.
“Ne besojmë që në këtë fazë kontribut më të madh mund të japim në bashkëpunim në Kuvend. Këtë ndërtesë të parlamentit dhe të funksionimit e di goxha mirë”, tha ai.
Limaj tha se ditëve në vijim “do të takohemi për të biseduar tema të ndjeshm”e”.
“Normaliteti demokratik është kur liderët takohen. S’është me rëndësi a pajtohen”.