"Limaj kryeparlamentar" - Krasniqi thotë se Kurti i ka mashtruar: Albulena Haxhiu është më e rëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Limaj kryeparlamentar” – Krasniqi thotë se Kurti i ka mashtruar: Albulena Haxhiu është më e rëndësishme

    Insajderi
    29 May 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën nga “situata e rëndë”, duke insistuar në propozimin e Albulena Haxhiut pavarësisht se, siç tha, ka pasur të tjerë në LVV që kanë pasur ambicie për t’u ulur në karrigën e kryetarit të Kuvendit.

    “Besoj që mjaftueshëm i ka mashtruar deri tash zoti Kurti, sepse ka pasur aty edhe të tjerë që kanë shfaqë ambicie me qenë kryetar apo kryetare, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se krejt ta tjerët bashkë”, tha ai.

    Krasniqi tha se bllokada po vazhdon edhe mbi tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve për shkak të kryeneçësisë politike të Albin Kurtit.

    “Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për ta konstituuar Kuvendin dhe mbi tre muaj e gjysmë prej kur janë mbajtë zgjedhjet, fatkeqësisht bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Ne as sot s’kemi institucione dhe duket që s’ka as interesim e asnjë veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e z.Kurti dhe partisë Vetëvendosje e ka futur vendin tonë. Vërtetë është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim”, tha ai.

    Ai i bëri thirrje LVV-së që “të ketë racionalitet politik, që të vendosit interesi i qytetarëve në radhë të parë”.

    Krasniqi përsëriti se PDK-ja “nuk e voton asnjë prej deputetëve që kanë qenë anëtarë të Qeverisë Kurti”, ndërsa shtoi se për propozimet e tjera “mbetet të shihet”.

    “Le të vjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark