Influencerja e famshme ndahet nga i fejuari, e zuri duke e tradhtuar me një fanse - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Influencerja e famshme ndahet nga i fejuari, e zuri duke e tradhtuar me një fanse

    Insajderi
    29 May 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte, ndërsa është shtatzënë dhe i premtoi se do të shiste unazën e fejesës prej 90 mijë eurosh me të cilën i propozoi martesë.

    26 vjeçarja ashtu sikurse dhe Nickerson, 23 vjeç, kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në platformën e transmetimit: Ajo ka 8 milionë, ndërsa ai ka 2.99 milionë.

    Liz zbuloi të martën se çifti ishte ndarë si rezultat i një mesazhi sekret në ‘Snapchat’, ku Landon kishte folur me një grua, që rezultoi më pas të ishte një fanse.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Gruaja më pas i rrëfeu për bisedat shoqes së Lizit, gjë që çoi në ndarje.

    Ajo tha se ishte e habitur kur mësoi për tradhtinë e tij – “Ai shkroi një libër të tërë për sa shumë më do”, vuri në dukje ajo – pasi së fundmi kishin bërë një udhëtim romantik në Londër.

    Çifti njoftoi fejesën e tyre vjeshtën e kaluar me një seri postimesh në Instagram duke paralajmëruar dasmën e tyre të afërt.

    Nickerson tha në atë kohë: “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur, faleminderit Zot”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark