Dyshimet për dallavere me patenta shoferi, bastiset edhe pronari i autoshkollës “Kader” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për dallavere me patenta shoferi, bastiset edhe pronari i autoshkollës “Kader”

    Insajderi
    29 May 2025 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion që kishte cak dyshimet për dallavere me patenta shoferi.

    Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë.

    “Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK),  me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, tha Kelani.

    Sinjali raporton se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve Kamer Shabanaj.

    Kontrolle ka pasur edhe tek pronari i autoshkollës “Kader”, Saber Arifaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark