Zyrtarja ekzekutive e ministrit në detyrë Maqedonci rehatohet si staf civil, ngriten dyshime për paligjshmëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Zyrtarja ekzekutive e ministrit në detyrë Maqedonci rehatohet si staf civil, ngriten dyshime për paligjshmëri

    Insajderi
    30 May 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat në detyrë të Qeverisë Kurti po vazhdojnë të marrin vendime e të bëjnë emërime. Zyrtarja ekzektutive e Ejup Maqedoncit, Rugova Sinani Sejdiu, është shpërblyer me një pozitë në shërbimin civil. Insajderi ju sjell detaje!

    Gazeta Insajderi

    Ani pse Republika e Kosovës ende është pa Qeveri, ministrat në detyrë janë duke vazhduar të marrin vendime.

    Në Ministrinë e Mbrojtjes, e udhëhequr nga Ejup Maqedonci, zyrtarja ekzekutive e kabinetit të ministrit.

    Në njoftimin rezultateve të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Rugova Sinani Sejdiu është pranuar në pozitën Zyrtar për Menaxhimin e Informacionit të Klasifikuar. Vendimi është nënshkruar me 28 maj 2025.

    Rugova Sinani Sejdiu është shpallur fituese për këtë pozitë me më së shumti pikë, 92.22.

    Rugova Sinani Sejdiu, është zyrtare ekzekutive e kabinetit të ministrit Ejup Maqedonci.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamje, ku zyrtarja Rugova Sinani Sejdiu, shihet në detyrë me ministrin Ejup Maqedonci.

    Maqedonci dhe Sinani Sejdiu, kanë publikuar foto ku kanë bërë homazhe në varreza të dëshmorëve.

    Foto:

    Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes se pse e emëruara nga pozita e zyrtares ekzekutive ka kaluar në shërbyes civil, por që të njëjtit pas publikimit të këtij teksti janë përgjigjur.

    “Ministri Maqedonci është ministër në detyrë, ashtu si edhe anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë znj. Rugova-Sinani, e cila ka ushtruar funksionin e Zyrtares Ekzekutive. Ligjërisht, asnjë dispozitë e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë nuk ndalon anëtarët e kabinetit që, në situata të tilla, të aplikojnë për pozita në institucione publike.”

    “Znj. Rugova-Tahir Sinani i është nënshtruar procesit të plotë të rekrutimit, përfshirë testimin dhe intervistën, njësoj si çdo kandidat tjetër. Ajo është punësuar dhe jo emëruar  në pozitën Zyrtare për Menaxhimin e Informacionit të Klasifikuar, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara”.

    Çka thotë ligji?

    Ligji nuk e lejon që një këshilltar politik gjatë mandatit të tij të aplikojë për ndonjë pozitë në shërbimin civil.

    Aty thuhet se një këshilltari politik nuk ka drejtë të punësohet në administratë pa kaluar dy vite pas përfundimit të mandatit.

    Në të kundërtën një veprim i tillë konsiderohet si konflikt i interesit.

    Zyrtari i Lartë nuk ka të drejt “të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese, apo të përfshihet në kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie biznesi me institucionin ku ka ushtruar funksionin publik, nëse detyrat e tij gjatë periudhës dy-vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen, kontrollin apo sanksionimin e aktivitetit të tyre”, thuhet Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, neni 18.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark