Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së

    Insajderi
    30 May 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbrëmjen e së enjtes është dëmtuar dhe djegur bunkeri i UÇK-së në Jezerc.

    E për këtë, OVL-UÇK-së në Ferizaj ka shprehur shqetësimin lidhur me dëmtimin e bunkerit.

    Organizata thotë se ky veprim është i ulët dhe i turpshëm që përbën fyerje për kujtesën dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

    Derisa, organizata ka thënë se do ta njoftojnë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe kanë kërkuar që autorët të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.

    “Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare. Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVL i UÇK – dega në Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark