Limak pranon mirënjohje për mbështetjen e iniciativës për shkollimin e grave inxhiniere - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limak pranon mirënjohje për mbështetjen e iniciativës për shkollimin e grave inxhiniere

    Insajderi
    31 May 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Limak ka marrë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme për shkollimin e grave inxhiniere.

    Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se kjo u bë gjatë diplomimit në Riyad të 12 vajzave në GEG Kingdom of Saudi Arabia.

    Mirënjohjen që mori e ka cilësuar si privilegj.

    “Ishte kënaqësi që dje të merrja pjesë në Riyad, për të parë diplomimin e 12 vajzave në GEG Kingdom of Saudi Arabia të cilat nga sot me krenari bartin titullin “Inxhiniere”. E privilegjuar isha që të ngjitesha në skenën e njërit ndër univerzitetet më të mëdha botërore për vajza “Princess Nourah Bint Abdulrahman University” dhe të pranoja mirënjohje në emër të kompanisë #Limak për përkrahjen e vazhdueshme të vajzave në #STEM në Arabinë Saudite. sisterhood e quajmë rrjetin që krijojmë, mundësinë dhe përkrahjen që i ofrojmë njëra tjetres përveç programit trajnues dhe mundësive tjera që ofrojmë përmes programit dhe tani atje kemi 53 studente në Global Engineer Girls në Arabinë Saudite.

    Një falenderim i veçantë për të gjitha mentoret nga shtetet e ndryshme e ne veçanti në Kosovë dhe Turqi që në mënyrë vullnetare kanë mentoruar 12 vajzat e diplomuara dje”, shkroi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark