Interi në zi pak orë para finales, ndërron jetë personi i rëndësishëm i klubit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Interi në zi pak orë para finales, ndërron jetë personi i rëndësishëm i klubit

    Insajderi
    31 May 2025 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Interi është tronditur nga lajmi i mëngjesit të sotëm. Ish-presidenti zikaltër, Ernesto Pellegrini ka ndërruar jetë.

    Një lajm i trishtë, i cili ka prekur të gjithë. Pellegrini mbylli sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare. Klubi italian ka ndarë mesazhin e ndjerë me tifozët, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve të ish-kreut të kkubit.

    “Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, thuhet në njoftim.

    Ekipi i Simone Inzaghit, tashmë do të ketë një arsye më shumë për të kërkuar trofeun e Champions League, ku në mbrëmje do të luajnë ndaj PSG-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark