
Mbrëmjen e sotme, në “Allianz Arena”, zhvillohet një nga finalet më të shumëpritura të sezonit – ajo mes PSG-së dhe Interit, për trofeun e Champions League.
Përveç spektaklit sportiv, finalja në Gjermani ka tërhequr edhe figura të njohura nga bota e sportit, politikës dhe showbiz-it. Mes tyre, edhe youtuberi i famshëm IShowSpeed, i cili është parë teksa shëtiste në shkallët e stadiumit.
Gjatë një ndalese të shkurtër, ai është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Me entuziazëm, Speed e përshëndeti Ramën me fjalët: “Vëllai im shqiptar, do të vij përsëri në Shqipëri këtë verë!”. Kryeministri në ato momente po e prezantonte atë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
🚨| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival 🤯🇦🇱 pic.twitter.com/r7qbPH4yO9
— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025
Takimi i papritur dhe fjalët e Speed kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj kësaj mbrëmjeje të veçantë futbolli.