
Një tentim grabitjeje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një pompë derivateve në Obiliq, shkruan Insajderi.
Dy persona të maskuar kanë thyer xhamin e kabinës ku ndodhej punëtori, por nuk kanë arritur të marrin asgjë. Si pasojë e incidentit, punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.Punëtori ka pësuar lëndime trupore.
“TENTIM GRABITJE- Obiliq/31.05.2025-02:05. Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”