Vetaksidenti tragjik në Pejë, viktima ende pa u identifikuar zyrtarisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksidenti tragjik në Pejë, viktima ende pa u identifikuar zyrtarisht

    Insajderi
    01 June 2025 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pavlan të Pejës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

    Sipas informacioneve të konfirmuara nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, automjeti është rrokullisur dhe më pas është përfshirë nga flakët, bashkë me viktimën. Ai shtoi se aktualisht janë në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës.

    “Ka ndodhur një vetaksident. Vetura është përfshirë nga flakët. Ka pasur dëme të konsiderueshme në trupin e viktimës. Është dërguar për obduksion në IML dhe jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës”, deklaroi Nikçi për media.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova, tha për mediave se sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet të ketë qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur duke përfunduar në një fushë.

    “Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan – Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar në fushë. Vetura është përfshirë nga flakët së bashku me personin që ishte në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, viktima dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion”, deklaroi Rugova.

    Hetimet rreth shkaqeve të aksidentit dhe identitetit të viktimës janë ende në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark