Zyrtari policor jashtë detyrës përfshihet në përleshje në Prizren, IPK hap hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari policor jashtë detyrës përfshihet në përleshje në Prizren, IPK hap hetimet

    Insajderi
    01 June 2025 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar nga Policia e Kosovës në Prizren për një incident fizik të ndodhur mes disa personave, ku dyshohet se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor jashtë detyre.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren, pas një konfrontimi verbal që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

    Sipas hetimeve preliminare të IPK-së, disa persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë këtij incidenti. Në njoftimin zyrtar thuhet:

    “Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre persona – dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili tashmë është i suspenduar për një rast tjetër.”

    Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Sulm” sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    IPK thekson se mbetet e përkushtuar për të zbatuar mandatin ligjor dhe për të hetuar çdo dyshim që bie mbi zyrtarët policorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark