90-vjetori në tokën që mbrojti: Ambasadori William Walker e feston ditëlindjen në Kosovë – Haradinaj: Mik i madh i yni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    90-vjetori në tokën që mbrojti: Ambasadori William Walker e feston ditëlindjen në Kosovë – Haradinaj: Mik i madh i yni

    Insajderi
    01 June 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka festuar ditëlindjen e tij të 90-të në vendin që dikur mbrojti dhe për të cilin dëshmoi para botës për krimet serbe.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ambasadorin për ditëlindjen, duke e cilësuar si mik të madh të Kosovës.

    “Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot feston ditëlindjen në Kosovën e lirë – Ambasador William Walker. Gëzuar ditëlindjen, mik i madh i yni! Kosova të do”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Walker mbetet një nga figurat më të respektuara ndërkombëtare në Kosovë, për rolin e tij historik në dokumentimin e masakrës së Reçakut dhe ndihmën për të vërtetën e popullit shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark