Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

    Insajderi
    01 June 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjë dhe Hercegovinën jugore.

    Më saktësisht, siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

    Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash.

    Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

    Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark