Po konsiderohet si "i frymëzuar nga Trump"- Konservatori Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Po konsiderohet si “i frymëzuar nga Trump”- Konservatori Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni

    Insajderi
    02 June 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konservatori Karol Nawrocki ka fituar zgjedhjet presidenciale të fundjavës në Poloni, pas numërimit përfundimtar të votave.

    Nawrocki fitoi 50.89% të votave në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%.

    Rezultati tregon se Polonia mund të pritet të ndjekë një rrugë më nacionaliste nën presidentin e saj të ri, i cili u mbështet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

    Një sondazh i parë fillimisht tregoi Trzaskowski me një epërsi të lehtë ndaj historianit konservator Nawrocki, por dy orë më vonë një “sondazh i vonë” i azhurnuar tregoi se Nawrocki fitoi 50.7%, më shumë se Trzaskowski me 49.3%.

    Pjesëmarrja ishte 72.8% – më e lartë se 67.3% e raportuar në raundin e parë më 18 maj. Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 9 të mbrëmjes, të dielën.

    Balatazhi erdhi pas një raundi të parë votimi të kontestuar fort më 18 maj, në të cilin Trzaskowski fitoi pak mbi 31% dhe Nawrocki gati 30%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark