Krasniqi i PDK'së: Partia e parë ta ndryshojë kandidatin, kjo është zgjidhja e vetme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i PDK’së: Partia e parë ta ndryshojë kandidatin, kjo është zgjidhja e vetme

    Insajderi
    02 June 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Altin Krasniqi, ka deklaruar se pret që partia fituese ta ndryshojë kandidaten, në mënyrë që të lëvizin drejt zhbllokimit të “ngërçit politik” në Kuvend.

    Krasniqi këtë deklarim e para para nisjes së seancës së 25-të konstituive të Parlamentit të Kosovës.

    Ai e mohoi deklarimin e kreut të VV-së Albin Kurti, se nuk po e votojnë Albulena Haxhiun sepse ajo është grua.

    “Nuk është e vërtetë. Ka deputetë që kanë deklaruar që votojnë gra tjera”, tha ai.

    “Besoj se partia e parë do ta ndryshojë kandidatin. Kjo është zgjidhja e vetme”, deklaroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark