Pasi dështoi për herë të 25-të të zgjidhet kryetare Kuvendi, Haxhiu viktimizohet: Më janë bërë sulme seksiste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi dështoi për herë të 25-të të zgjidhet kryetare Kuvendi, Haxhiu viktimizohet: Më janë bërë sulme seksiste

    Insajderi
    02 June 2025 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar ish-partitë opozitare se po bëjnë sulme seksiste ndaj saj, shkruan periskopi.

    “Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë, kjo procedurë ka filluar që nga 1 maji. Përkundër kësaj, ne nuk kemi një situatë ndryshe, pra opozita me një inat irracional, ka vendosur të mos marrë pjesë në votim. Sot bëhen tri javë prej kur AAK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pra AAK-ja me mbështetjen e disa deputetëve e ka kontestuar votimin e fshehtë. Përkundër faktit që kanë kaluar 3 javë nuk kemi përgjigje. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me rrethanat, dhe të marrë vendimin. Ne kemi dërguar komentet në raport me të njëjtën”, tha Haxhiu.

    “Unë mendoj që edhe VV-ja, kryeministri Kurti, ka folur mbi këtë çështje. Ajo çfarë dua të shtoj është që siç e kam thënë, nuk i kuptoj arsyet publike që i kanë bërë opozita për kundërshtimin tim. Më qujanë përçarëse, konfliktuoze, por jam e hapur të diskutojmë për secilën çështje që kam bërë, asnjëherë nuk kam vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sulmet seksiste, mizogjene, kanë qenë të papranueshme”, deklaroi ajo më tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark