“Godet" Neda: Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Godet” Neda: Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare

    Insajderi
    02 June 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale.

    Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka folur mbi tendencën që prindërit e rinj t’i lënë fëmijët tek prindërit e tyre.

    “A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu”, dëgjohet ajo mes tjerash në videon e ndarë.

    Shumica dërmuese e komentuesve tek në Instagram e kanë mbështetur Nedën në konstatimin e saj mirëpo ka pasur edhe të tjerë që i kanë thënë “të zbresë në realitet” meqë kushtet ekonomike dhe detyrimi për të mbajtur disa puna po i lë prindërit pa alternativë tjetër përpos që të lënë fëmijët e tyre tek gjyshërit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark