Humb jetën në një aksident tragjik nxënësi i gjimnazit në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën në një aksident tragjik nxënësi i gjimnazit në Prizren

    Insajderi
    02 June 2025 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Geltian Shala, nxënës i klasës së 12 në gjimnazin “Remzi Ademaj” në Prizren ka humbur jetën në një aksident tragjik.

    Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale ky gjimnaz, ku ka thënë se shkolla ka pezulluar të gjitha aktivitetet në përkujtim të të ndjerit, shkruan Insajderi.

    “Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e jetës tragjikisht të nxënësit të shkollës sonë Geltian Shala, nxënës i klasës XII/1. Në shenjë nderimi, shkolla i pezullon aktivitetet kulturore -artistike, të parapara për gjatë këtyre ditëve. Gelti ishte edhe kryetar i Klubit Letrar të Shkollës. Drejtoria e shkollës i shpreh ngushëllime familjes, mësimdhënësve dhe nxënësve”, thuhet në njoftimin e shkollës.

    Familjarët në njoftimin mortor kanë bërë të ditur se i ndjeri ka humbur jetën në një aksident tragjik. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark