Dea Mishel në lidhje dashurie? Kjo video po bën namin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dea Mishel në lidhje dashurie? Kjo video po bën namin

    Insajderi
    02 June 2025 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dea Michele, një nga figurat më aktive në rrjetet sociale shqiptare, ka intriguar fansat e saj pas një postimi të fundit ku shfaqet me një djalë të panjohur, duke krijuar spekulime për një lidhje të mundshme.

    Teksa ka marrë pjesë në një nga koncertet e mbajtura së fundmi në Tiranë, Dea ka ndarë pamje pikante duke kërcyer, por ajo tek e cila fansave u mbeti mendja ishte video me djalin në fjalë, me të cilin Dea shihet duke u përqafuar dhe duke shijuar në maksimum momentin.

    Por ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se mes tyre kishte një afrimitet që në pamje të parë dukej intim. Ende nuk dihet nëse mes tyre ka një romancë apo miqësi, pasi vetë Michele nuk ka dhënë detaje, madje ajo ka ruajtur privatësinë e tij duke mos e etiketuar në postimin e publikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark