Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit

    Insajderi
    02 June 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati ku ky I fundit përmendi rritjen e pagave në sektorin privat, në vitin 2024 për 83 euro më shumë sesa viti paraprak.

    Mustafa tha se ky reagim i Muratit është edhe manipulativ dhe hipokrit.

    “Manipulativ, sepse flet për paga pa e marrë parasysh inflacionin. Fuqia blerëse e një page të sektorit privat sot nuk është hiq më e lartë sesa që ishte në 2019, madje ka shënuar rënie.

    Hipokrit, sepse pikërisht kjo qeveri nuk ka lënë gjë pa bë për ta luftuar sektorin privat, së fundi duke i çuar edhe drejt falimentimit për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Mustafa.

    Postimi i plotë:

    Ish Ministri i qeverisë që do të mbahet mend për shkatërrimin e sektorit privat të Kosovës, Hekuran Murati, paska folur për rritje të pagave në këtë sektor, madje në mënyrë qesharake duke pretenduar edhe merita.

    Ky reagim i tij është edhe manipulativ edhe hipokrit.

    Manipulativ, sepse flet për paga pa e marrë parasysh inflacionin. Fuqia blerëse e një page të sektorit privat sot nuk është hiq më e lartë sesa që ishte në 2019, madje ka shënuar rënie.

    Hipokrit, sepse pikërisht kjo qeveri nuk ka lënë gjë pa bë për ta luftuar sektorin privat, së fundi duke i çuar edhe drejt falimentimit për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark