Aksion i policisë në tri rajone të Kosovës – në shënjestër trafiku i drogës dhe krimet kibernetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i policisë në tri rajone të Kosovës – në shënjestër trafiku i drogës dhe krimet kibernetike

    Insajderi
    03 June 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sot në tri rajone të Kosovës, me qëllim goditjen e trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili shtoi se operacioni është rezultat i një pune të gjatë operative dhe hetimore nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni janë kryer kontrolle në tri rajone të ndryshme të Kosovës, në një numër të konsiderueshëm lokacionesh, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe krimeve kibernetike,” deklaroi Kelani.

    Ai nuk dha detaje rreth konfiskimeve apo arrestimeve të mundshme, por bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të zhvillohen në koordinim me organet e drejtësisë dhe se informacione të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit.

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me veprime konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale që rrezikojnë rendin dhe sigurinë në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark