Goditet rrjeti i trafikut të armëve në Fier dhe Kosovë, katër të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Goditet rrjeti i trafikut të armëve në Fier dhe Kosovë, katër të arrestuar

    Insajderi
    03 June 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, transmeton Insajderi.

    Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Sipas policisë, grupi kriminal vepronte në disa qytete të vendit dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

    Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia, raporton Euronews.al

    Gjatë aksionit u ushtruan 8 kontrolle në subjekte biznesi dhe 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si vende magazinimi armësh. Janë sekuestruar:

    • 4 mijë bimë narkotike (2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë)
    • 5 mijë fara kanabisi
    • 3 armë zjarri automatike
    • 2 armë gjahu
    • Mbi 600 fishekë

    Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark