Besa Shahini ia mësyn garës për kryetare të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Shahini ia mësyn garës për kryetare të Prishtinës

    Insajderi
    03 June 2025 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

    Këtë Shahini e ka konfirmuar përmes një video adresimi në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se Prishtinës i duhet në ndryshim ‘‘radikal në kahjen e zhvillimit’’.

    ‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm i cili ka marr një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit’’, ka thënë ajo.

    Tutje, e njëjta ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë ‘‘e këtij ndryshimi’’.

    ‘‘Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025.  Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhje që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, ka deklaruar ajo. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark