Insajderi
Lajme

Osmani i fton subjektet politike në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale

Insajderi
03 June 2025 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani i fton subjektet politike në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër me datë 4 qershor i ka ftuar subjektet politike në takim.

Arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Osmani, është konsultimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes e ka konfirmuar takimin.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark