Këto janë shtatë datat kur mund të mbahen zgjedhjet lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë shtatë datat kur mund të mbahen zgjedhjet lokale

    Insajderi
    03 June 2025 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër me datë 4 qershor i ka ftuar subjektet politike në takim.

    Arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Osmani, është konsultimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës është deklaruar dhe ka dhënë shtatë data se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale.

    “ Presidentja Osmani i paska ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët – prej muajsh – për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion”.

    “Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet locale”, shkruan ai në një postim në Facebook.

    Ai si shembull ka dhënë: 5, 15, 19  dhe 26 tetorin si dhe 2, 9 dhe 16 nëntorin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark