
Me datë 2 qershor, fabrika dhe rrjeti i shitjes se ëmbëlsirave “Family Agusholli Sweets” ka zgjeruar praninë e saj edhe në Xerxë – QTX Mall, duke sjellë traditën dhe shijet autentike të ëmbëlsirave që kanë fituar zemrat e mijëra qytetarëve në mbarë Kosovën.
Banorët dhe vizitorët e Xerxës tani mund të shijojnë ëmbëlsirat cilësorë dhe të dashura të Agusholli Sweets – që nga bakllavat, tortat, ëmbëlsirat unike, çokollata, e deri të shumë produkte të tjera të freskëta e të përgatitura me përkushtim dhe shije të jashtëzakonshme.
Pika e re është dizajnuar për të ofruar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, me hapësira të përshtatshëm për çdo vizitor apo familje. Në të gjitha pikat e Agusholli Sweets në Kosovë mund të gjeni super ofertën për ketë Kurban Bajram, që është një kombinim bakllavë dhe tortë.
“Family Agusholli Sweets” sjell ëmbëlsira tradicionale dhe moderne, të përgatitura me dashuri dhe cilësi – dhe tani, kjo përvojë është edhe më afër jush.
Ejani dhe shijoni shijen e vërtetë të Agusholli Sweets, tani edhe në lokacionin tonë të ri në QTX Mall, Xerxë