Insajderi
Shqipëri/Rajon

Rrjet droge Holandë–Finlandë, arrestohen 9 shqiptarë – Pamje nga operacioni “PIETARI”

Insajderi
03 June 2025 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrjet droge Holandë–Finlandë, arrestohen 9 shqiptarë – Pamje nga operacioni “PIETARI”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një operacion i rëndësishëm policor është zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka realizuar operacionin e koduar “PIETARI”, duke ekzekutuar masa sigurie ndaj personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aksion janë angazhuar rreth 110 punonjës policie, përfshirë forcat nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, si dhe drejtori vendore të Policisë në Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në total, ishin lëshuar 11 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 1 person është ende në kërkim, dhe për një tjetër shtetas, që sipas të dhënave nuk ndodhet në Shqipëri, vijon bashkëpunimi me autoritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve paraprake dhe atyre pasurore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark