Vitinha i kundërpërgjigjet Messit, i cili tha se PSG nuk do ta fitonte kurrë Ligën e Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vitinha i kundërpërgjigjet Messit, i cili tha se PSG nuk do ta fitonte kurrë Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    03 June 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, thuhet se ka kritikuar ashpër Lionel Messin pas fitores 5-0 të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit më 31 maj 2025.

    Legjenda argjentinase nuk arriti të lë gjurmë në Ligue 1 kur u larguar si lojtar i lirë nga Barcelona, pasi klubi francez ishte në ndjekje të lavdisë evropiane.

    Pasi e arritën atë nën urdhrat e Luis Enriques, Vitinha thuhet se ka kritikuar Messin për një deklaratë ku thuhet se PSG mund mos ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve.

    “Kur Messi u largua nga PSG, ai tha se ne kurrë nuk do ta fitonim Ligën e Kampionëve”, besohet të ketë thënë Vitinha, ndërsa The Guardian raporton për efektin e mesfushorit te PSG dhe deklarimet e tetë herë fituesit të Topit të Artë.

    “Tani jemi këtu, duke mbajtur trofeun. Shpresoj se po më shikon Messi”, besohet të jetë reagimi i mëtejshëm i Vitinhas.

    Goditja i referohet një përplasjeje të raportuar në fushën stërvitore të vitit 2023, ku Messi dyshohet se e quajti Vitinhan të dobët dhe e fajësoi atë për prishjen e ekuilibrit sulmues të ekipit, pretendime që Vitinha i mohoi më vonë.

    Ylli 26-vjeçar portugez, vendimtar në tripletën historike të PSG-së, e përfundoi sezonin me 8 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat, duke e përforcuar rolin e tij në skuadrën e Luis Enriques.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark