"S'është e thane me mbet kryeministër"- Tash po tenton ta mbajë pushtetin me çdo kusht, Kurti dikur i mbante "ders" Isa Mustafës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’është e thane me mbet kryeministër”- Tash po tenton ta mbajë pushtetin me çdo kusht, Kurti dikur i mbante “ders” Isa Mustafës

    Insajderi
    03 June 2025 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse nuk e ka shumicën parlamentare, Albin Kurti po vazhdon të shërbejë si ekzekutiv në detyrë. Mirëpo, në opozitë i mbante “leksion” kryeminsitrit të atëhershëm Isa Mustafa, për të cilin thoshte se po do me çdo kusht të mbetet në pushtet.

    Kurti thoshte se “Mustafës i ka mbetur që në pleqni ta marrë librezën e PDK-së”.

    E ka kapur një farë lakmie e jashtëzakonshme në pleqni, kjo është taksirat i madh, po do me mbet kryeministër me zor, po jo se Kosova është me e vlefshme, populli i Kosovës është më i vlefshëm. S’është e thënë me u bë kryeministër, me mbet kryeminsitër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia të përparësojë, të hapim vende të reja pune, jo me mbet me çdo kusht kryeminsitër. Për me u bë kryeministër tha votone Shikun, Kadrinë, për me mbetë kryeministër tha votone Hashimin, çka është kjo çfarë pune. Ai e ka moshën e pensionit e ka mbetur me marrë edhe librëzën e PDK-së, kjo lakmia në pleqni është sen i gërditshëm”, thoshte ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark