
Opera e Kosovës në bashkëpunim me Fliarmoninë e Kosovës do të organizojë një mbrëmje të paharruar muzikore në Prishtinë, në sheshin ‘Skënderbeu’.
Opera e Kosovës do të jetë organizatore e mbrëmjes madhështore muzikore të 8 qershorit në Prishtinë, ku sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho do të bashkojë forcat me dirixhentin e famshëm, Jacopo Sipari Di Pescasseroli.
Ky event muzikor do të fillojë në ora 20:30, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për t’u shkruar në historinë e muzikës në Kosovë.
Tanimë janë në shitje edhe biletat për ta ndjekur nga afër këtë event muzikor. Çmimet e biletave janë 20 EUR për sektorin VIP, 10 EUR për sektorin A dhe 5 EUR për sektorin B.
Linku për blerjen e biletave është: https://ticketing.festtix.co.uk/events/gala-koncert-ermonela-jaho