Insajderi
Lajme

Përplasja Balje-Kryeziu/ Emilja Rexhepi ia përmend koalicionin me Vetëvendosjen

Insajderi
04 June 2025 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasja Balje-Kryeziu/ Emilja Rexhepi ia përmend koalicionin me Vetëvendosjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi është shprehur kundër çdo gjuhe që denigron deputetët.

“Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe, Duda Balje ka qenë në koalicion me VV-në katër vjet, nuk di çka të them më shumë”, u shpreh ajo para mediave pas deklaratës së Arbëreshë Kryeziut drejt deputetet Duda Balje, pak ditë më parë.

Sa i përket kandidates së VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ajo tha se e votojnë.

“Kemi një kandidate, Albulena Haxhiun. E votojmë. Deri tash vetëm Albulena është kandidate”, tha ajo. /Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark