
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka insistuar, sikurse para fillimit të seancës së 26-të për konsitutimit të Kuvendit edhe pas dështimit të saj, se Kosova do t’i ketë institucionet e veta shumë shpejt.
“Tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. Unë besoj që dalëngadalë po afrohet koha që Kosova t’i ketë institucionet e veta. Ajo që është e qartë është se duhet të kemi marrëveshje politike. Secili subjekt politik e ka përgjegjësinë e vet. Ne si Nismë kemi ofruar një mundësi, mbi bazën e mundësive tona. Ideja është për të qenë përgjegjshëm në daljen e kësaj krize. Jam i bindur që shumë shpejt, Kosova do t’i ketë shumë shpejt institucionet e veta”, ka deklaruar Limaj, shkruan Insajderi.
Ai ka folur edhe për takimet e zhvilluara me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Takimet e këtilla janë lajme të mira, pavarësisht se me kë dhe ku ndodhin. Besoj që i kemi bë të njohura qëndrimet”, tha ndër të tjera ai.
Se mund të ketë marrëveshje politike, Limaj ka sinjalizuar edhe para formimit të seancës, i cili tha shkurtimisht se beson që Kosova do t’i ketë institucionet e veta shumë shpejt. /Insajderi.org/