Presidentja Osmani thërret takim me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani thërret takim me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

    Insajderi
    04 June 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

    Takimi është caktuar të zhvillohet nga ora 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në sallën C301, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit nga Presidenca, pas përfundimit të takimit do të lëshohet një komunikatë për media me detaje të mëtejshme mbi diskutimet dhe vendimet eventuale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark