Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

    Insajderi
    04 June 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është shfaqur para gjykatës.

    Forca të shumta policore janë parë duke rrethuar atë përgjatë seancës që po mbahet për ecurinë e rastit të së ndjeres, Liridona Ademajt.

    Prezent janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Pjesë në seancë po merr edhe vëllai i së ndjerës. Familjarët kanë kërkuar drejtësi dhe kanë bërë thirrje ndaj mediave të marrin pjesë në seancën e së mërkurës.

    Seanca ka filluar përreth orës 13:00. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark