
Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shpejtë!
Sot, marka ikonë amerikane e ushqimeve të pulës, Popeyes, do të hapë dyert e saj për herë të parë në Kosovë, në qendrën mahnitëse tregtare Prishtina Mall.
E njohur në botë për pulën e tij të shijshme të skuqur dhe shijen unike që përçojnë shijet autentike të Lousiana, Popeyes është gati të sjellë një eksperiencë të re për të gjithë dashamirët e vet në Kosovë.
Duke ofruar një menu të pasur dhe një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje, Popeyes synon të bëhet destinacioni i preferuar për të gjithë ata që kërkojnë diçka të re për shijen e tyre.
I themeluar në vitin 1972, Popeyes është kthyer një nga markat më të njohura dhe të dashura të ushqimit të shpejtë në mbarë botën.
Me qindra e mijëra restaurante në të gjithë globin, suksesi i Popeyes qëndron në përkushtimin e tij për cilësi të lartë dhe shije të papërsëritshme.
Ndërkaq, hapja e re në Prishtina Mall është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Popeyes për t’i sjellë shijet e saj të veçanta edhe më afër klientëve të saj në çdo cep të botës.
E për të festuar këtë hapje të madhe, Popeyes ka përgatitur një sërë surprizash dhe shpërblimesh për vizitorët e parë.
Për 50 personat e parë në radhë 50 Chicken Sandwich FALAS!
Kurse, për atë që pret i pari në radhë, Chicken Sandwich FALAS për krejt vitin!
Sigurohuni të vini në Prishtina Mall sot (4 qershor) në ora 17:00 sepse Popeyes ju mirëpret me krahë hapur për një eksperiencë të paharrueshme me plot surpriza e muzikë jazz!