Avokati i Abedin Gjakovës: Klienti im që 7 vite nuk ka asnjë kontakt me grupin e të arrestuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Abedin Gjakovës: Klienti im që 7 vite nuk ka asnjë kontakt me grupin e të arrestuarve

    Insajderi
    04 June 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dal para gjykatës të arrestuarit e djeshëm në aksionin e madh anti-drogë të policisë së Kosovës bashkë me prokurorinë Speciale, shkruan Insajderi.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe Abedin Gjakova, i cili është arrestuar në Pejë.

    Avokati mbrojtës i tij, Alban Arifi, tha para seancës se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm pasi sipas tij nuk ka pas kontakte që tetë vite me grupin e të arrestuarve.

    “Sigurisht që do të dal i pafajshëm sepse që 7 vite nuk ka asnjë kontakt me asnjërin e të dyshuarve dhe e them  më bindje të plotë që është i pafajshëm”, tha avokati./ Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark