Krasniqi: Të gjitha datat për zgjedhje janë të pranueshme, preferenca ime është 12 ose 19 tetor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Të gjitha datat për zgjedhje janë të pranueshme, preferenca ime është 12 ose 19 tetor

    Insajderi
    04 June 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot se gjatë takimit me Presidenten e vendit dhe përfaqësuesit e tjerë politikë, ka theksuar se të gjitha datat e propozuara për mbajtjen e zgjedhjeve lokale janë të pranueshme për PDK-në.

    Sipas tij, preferenca personale është që zgjedhjet të mbahen më 12 ose 19 tetor, megjithatë nuk ka ndonjë mospajtim të madh mes partive për pjesën e datave.

    “Unë e njoftova presidenten dhe të pranishmit se të gjitha datat janë të pranueshme. Por preferenca ime ishte 12 ose 19 tetor. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave të partive,” ka deklaruar Krasniqi.

    Ai ka shprehur pritshmërinë që në ditët në vijim të dekretohet data për zgjedhjet, duke theksuar nevojën për një proces të rregullt dhe demokratik.

    PDK vazhdon përgatitjet për zgjedhje, ndërsa mbetet në pritje të dekretimit zyrtar nga presidentja e vendit.

    Ndërkohë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka propozuar datën 12 tetor si propozim të partisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark