
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, shkruan Insajderi.
Ai tregoi se ka propozuar 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se shpreson që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.
Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.