Kuvendi del me njoftim për seancën e 27'të që mbahet nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi del me njoftim për seancën e 27’të që mbahet nesër

    Insajderi
    04 June 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Pas një varg tentimesh, për herë të parë seanca u shtye për 24 orë, e jo si zakonisht 48 sosh. Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit.

    Nesër do të jetë hera e 27’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar kuvendin.

    Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

    Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark