Nga portet e drogës në Amerikën e Jugut dhe Iranit deri tek bunkerët në Kosovë – Si funksiononte rrjeti mafioz i 22 të arrestuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga portet e drogës në Amerikën e Jugut dhe Iranit deri tek bunkerët në Kosovë – Si funksiononte rrjeti mafioz i 22 të arrestuarve

    Insajderi
    04 June 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit, qindra zyrtarë policorë zhvilluan bastisje të koordinuara në katër lokacione të ndryshme në Kosovë, duke arrestuar 22 persona të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar detaje nga dosja hetimore, ku përshkruhet mënyra se si funksiononte ky grup kriminal nga viti 2019 deri në vitin 2025.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Insajderi, të dyshuarit vepronin si një grup i organizuar kriminal, duke porositur substanca narkotike të llojeve: kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Irani dhe Turqia, me destinacion Kosovën.

    “Të pandehurit, duke qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike – kokainë, heroinë, marihuanë – nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë për në Kosovë…”, thuhet ndër të tjera në dosje.

    Rrjeti, sipas hetimeve, arrinte ta sillte drogën në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, duke përdorur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende tranziti.

    Substancat narkotike fshiheshin në kontejnerë të ndryshëm për transport mallrash. Në dosje thuhet:

    “Aktivitetin e tyre kriminal e realizojnë fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe, përmes pjesëtarëve të grupit, sigurohen që droga të fshihet në kontejnerë të ndryshëm të ngarkuar me mallra. Përdorin gjithashtu anije transportuese, kamionë për transport mallrash, si dhe vetura të pajisura me ‘bunkerë’ – vende të posaçme të ndërtuara enkas për fshehjen e drogës. Të njëjtat sillen në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark