Igor Tudor bind Juventusin, takim pozitiv për vazhdimin e kontratës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Igor Tudor bind Juventusin, takim pozitiv për vazhdimin e kontratës

    Insajderi
    04 June 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Igor Tudor duket se i ka bindur drejtuesit e Juventusit me punën e tij.

    Tekniku kroat ka pasur takim me menaxherin e ri të përgjithshëm të Juventusit, Comolli, i cili sipas mediave italiane ishte pozitiv.

    Dëshira e Juventusit është të vazhdojë me Igor Tudor në stolin e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.

    Në çdo rast, Botërori i Klubeve do të jetë vendimtar, por kjo është ideja e bianconerëve, të cilët kanë lënë mënjanë mendimet për trajnerët e tjerë.

    Tudor e morri drejtimin e Juventusit në muajin mars, pas largimit të Thiago Mottas, ku arriti objektivat e klubit duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark